LAJME

98 inspektime nga IQMT në mbarë Kosovën: Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

98 inspektime nga IQMT në mbarë Kosovën: Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2026, 11:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit. Po ashtu, IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.” – thuhet në njoftim.

MINTI thekson se me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe respektimit të legjislacionit në fuqi, IQMT, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika