Edhe përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat anti COVID-19, të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin këto masa.
759 persona gjobiten për mosrespektim të masave anticovi

Vetëm gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Ndërkohë që virusi SARS CoV2 po vazhdon të përhapet duke marrë kështu edhe jetë njerëzish. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është raportuar edhe për vdekjen e katër personave si pasojë e infektimit me COVID-19. Në mesin e tyre edhe një 33 vjeçar nga Malisheva.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KQZ fillon publikimin e rezultateve të amabsadave, LVV-së i shtohet një deputet

Spitali i Prizrenit diskuton planet zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientët

Shtënie me armë zjarri ndaj autobusit në Malishevë, arrestohet i dyshuari

