LAJME

62 persona nga personeli mjekësor parësor në Prizren deri më tani të infektuar me Covid-19

62 persona nga personeli mjekësor parësor në Prizren deri më tani të infektuar me Covid-19
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2020, 11:19

Vetëm në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Prizren deri më tani janë të infektuar me covid-19 gjithsej 62 persona  që nga fillimi i pandemisë, raporton TV Prizreni

Aktualisht 40 prej tyre janë shëruar ndërsa 22 janë ende aktiv me covid-19 duke mos e përfshirë spitalin Rajonal të Prizrenit ka deklaruar Visar Shehu.

Shehu më tej tha se komuna e Prizrenit, ka kërkuar tek organet përgjegjëse të Ministris së Shëndetësisë gjithashtu ka biseduar dhe me ministrin, Zemaj, që t’i mundësohet kujdesit parësorë në Prizren të filloj me testet Rapid PCR sepse kjo do t’i ndihmoj  shumë  organeve shëndetësore dhe Insitutit Rajonal këtu në Prizren  në rritjen e testimeve edhe në identifikimin e rasteve.

Me një udhëzim administrativ nga Ministria e Shëndetësisë mund t’i lejohet kujdesit parësor në Prizren të filloj me këto teste tha më tej Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu./tvprizreni.net

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika