LAJME

52 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë që nga muaji prill

52 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë që nga muaji prill
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2026, 08:52

Nga 16.04.2026 e deri më 06.07.2026 në Kosovë janë raportuar 52 raste me fruth.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar pesë raste të reja me fruth.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me  17 raste, komuna e Ferizajit me 12 raste: Kaçaniku me 6 raste; Fushë Kosova me 5 raste; Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy raste; si dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Ky institucion thekson se vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika