Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e komunës së Prishtinës.
Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë të cilat janë të detyrueshme.

Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e komunës së Prishtinës.
Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë të cilat janë të detyrueshme.
Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
Derisa ka njoftuar për gjobën e vënë ndaj kompanisë, thotë edhe se këto masat janë të domosdoshme.
“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



