LAJME

433 mijë euro, 600 dollarë, franga, lira turke, 15 telefona, 8 vetura – krejt çka u konfiskua në aksionin e djshëm

433 mijë euro, 600 dollarë, franga, lira turke, 15 telefona, 8 vetura – krejt çka u konfiskua në aksionin e djshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2021, 09:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në Ministrinë e Bujqësisë, aksion ky që përfundoi me 11 të arrestuar.

Nga aksioni policor i të mërkurës “Subvencioni 2021” njëri nga të arrestuarit është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia në raportin 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Gjatë bastisjeve që janë në disa zyre dhe vendbanime të personave, policia njofton se janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Kujtojmë se dje, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se aksionet do të vazhdojnë.

Ai tha se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika