LAJME

25 të vdekur nga aksidentet në trafik për katër muaj në Kosovë

25 të vdekur nga aksidentet në trafik për katër muaj në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Qershor 2024, 07:40

25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Sipas statistikave të Policisë shihet se gjatë këtij katër mujorshi kanë ndodhur 22 aksidente fatale, dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.

Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.

Në total, gjatë 2023-tës në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794, raporton arbëresh.info.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Kujtojmë se më 3 prill, hyri në fuqi i Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika