LAJME

25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2021, 13:01

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 25 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2,102 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes derisa numri i të shëruarve është vetëm një.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 108,017 raste pozitive me COVID-19, dhe 2,265 vdekje derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 105,591.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 161.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika