- Reklama -

Sveçla ndan videon nga manifestimi i maturantëve në veri, thotë se pati provokime dhe thirrje anti-Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga lideri i “Demokracisë serbe”, Aleksandar Arsinijeviq, ku shihen një grup i të rinjve, maturantë të komunitetit serb, derisa marshojnë në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut dhe aty ndodhë një incident, ku reagon Policia e Kosovës.

Në pamjet që ka publikuar Arsinijeviq, shihet që një i ri kapet nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit i kërkohet të mos provokojë dhe i njëjti në fund vazhdon rrugën në sheshin “Car Llazar”.

- Reklama -

Pas publikimit të këtyre pamjeve, pesë organizata të shoqërisë civile në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin e tyre serioz lidhur me këtë rast. Pasi kanë shprehur shqetësimin e tyre, pesë organizatat joqeveritare kanë rënditur disa masa që të ndërmerren për këtë rast, përfshirë edhe pezullimin e policit që reagoi gjatë marshimit të maturantëve.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë një saqrim publik duke thënë se një pjesë e raportimeve për “protestë” dhe “eskalim” në Mitrovicë të Veriut janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Aktiviteti të cilit i referohen këto raportime nuk kanë të bëjë as me protestë e aq më pak me ndonjë eskalim. Aktiviteti në fjalë është defilim i maturantëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilin paraprakisht ata e kanë njoftuar në Policinë e Kosovës. Me rastin e raportimit dhe njoftimit Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen dhe kujdesin për këtë aktivitet, i cili ka përfunduar qetë dhe pa ndonjë problem. Gjatë festimit të maturës kan ndodhur disa provokime dhe me qëllim evitimin e ndonjë përshkallëzimi Policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasur nevojë për reagim shtesë”, shkruan në reagimin e PK-së.

E ministri Sveçla, në një postim në Facebook, ka reaguar duke ndarë një video nga ky manifestim, teksa ka thënë se disa pjesëmarrës kanë filluar provokimet ndaj qytetarëve të pranishëm në shesh me simbole nacionaliste dhe thirrje shoviniste “Kosova është zemra e Serbisë” dhe me simbolin e tre gishtave që jo vetëm përkujtojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, por manifestojnë edhe pretendimet që ky shtet ka ndaj Republikës sonë.

Ai ka theksuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gëzojnë të drejtën e organizimit dhe manifestimit në hapësira publike dhe veçanërisht kur ato njoftohen në organet e rendit. Ndërsa, për Policinë e Kosovës ka thënë se ata kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në mënyrë profesionale, me qëllim të evitimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm.

“Republika jonë demokratike garanton të gjitha të drejtat sikurse nuk mund të lejojë që këto vlera demokratike të cënohen përmes akteve të ngjashme që burimin e kanë te regjimi autokrat e prorus i Vuçiqit. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim të mos bien në provokime të ngjajshme si dhe apeloj të mos instrumentalizohen nga Beogradi zyrtar dhe kryekrimineli Radoiçiq që duan eskalim dhe destabilizim të situatës në Kosovë”, ka përfunduar Sveçla.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort