Drejtori i Financave në komunën e Prizrenit, Sulltan Badalli, i cili njëkohësisht po kandidon për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së, ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e rreth-rrotullimit në magjistralen Prizren – Zhur. Ky rreth-rrotullim, sipas tij do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të lagjes “Bajram Curri” dhe atyre të lagjes “Tusus”.
Sulltan Badalli: Lajm i mirë, së shpejti fillojnë punimet për ndërtimin e rreth-rrotullimit në magjistralen Prizren-Zhur

“Lajm shumë i mirë për banorët e lagjes “Bajram Curri” dhe lagjes “Tusus”. Rreth-rrotullimi i ri që do të ndërtohet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me një kosto të vogël, por me një rëndësi shumë te madhe do të lehtësojë qarkullimin, veçanërisht për banorët e lagjes “Bajram Curri” dhe lagjes “Tusus”. Ky projekt do ndikojë direkt në përmirësimin dhe zvogëlimin e qarkullimit në këtë zonë”, ka shkruar Badalli.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në Dublin: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë të re më 19 nëntor, kërkojnë paga meritore

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prizren, viktima dërgohet në strehimore

