Faqja zyrtare e klubit prizrenas “Liria”, njofton se është rikthyer në këtë skuadër qendërmbrojëtsi me përvojë, Visar Berisha, i cili ka bartur fanelat e klubeve elitare të futbollit kosovar.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Visar Berishës, i cili po rikthehet në klubin tonë. Visari, një qendërmbrojtës me përvojë të madhe, sjell me vete eksperiencën e tij të çmuar në klubin tonë.






