- Reklama -

Osmani në CNN: Sulmi terrorist në Banjskë, akt i planifikuar nga Serbia

Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, presidentja Vjosa Osmani tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

“Akti i qartë i agresionit serb në Kosovë ishte i planifikuar nga aparati shtetëror i Serbisë dhe i realizuar nga grupet paramilitare e terroriste. Ky plan ishte i planifikuar mirë, i strukturuar me kujdes dhe i përpiluar me idenë e qartë të realizimit të një plani të ngjashëm me atë të Krimesë për aneksimin e veriut të Kosovës. Ky plan vazhdoi me vendosjen e trupave në vijën kufitare me Kosovën, jo vetëm në veri, por edhe në pikat e tjera kufitare, me qëllim të eskalimit të situatës. Por njëkohësisht, qëllimi i Serbisë është të vazhdojë me planin e destabilizimit të Ballkanin Perëndimor, si dhe për t’i mundësuar Putinit të hap një front të ri kundër Perëndimit, përmes Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar presidentja Osmani, transmeton RTKlive.

- Reklama -

Ajo tutje tha se “është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkte të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit. Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë.  Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”.

Osmani ka thënë se Kosova është viktimë e aktit të agresionit të para një jave. Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë kryeterroristin Milan Radojçiq.

“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë e para e shtetit.

Duke folur për dialogun në Bruksel, presidentja Osmani ka thënë se “Kosova është palë konstruktive në dialog” dhe është zotuar se “Kosova do t’i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja e Ohrit”.

Në intervistën e dhënë mbrëmë po ashtu për Amanpour, presidenti i Serbisë, Vuçiq kishte thënë se Serbia ka larguar trupat nga vija kufitare me Kosovën, pas ankesës së Kosovës dhe kërkesës së BE-së dhe SHBA-së që ta bëjnë këtë, por presidentja Osmani tha se “mbetet ende që kjo të konfirmohet dhe po punohet ngushtë me aleatët ndërkombëtar që një gjë e tillë të konfirmohet”./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş