Home LAJME Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

0
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, dhe prokurori special Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarët e Kongresit Amerikan, Pat Fallon, Zach Nunn, Robert Aderholt dhe John Moolenaar.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë, gjatë këtyre takimeve, kryeprokurori Isufaj dhe prokurori special Abazi, të shoqëruar nga drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Sipas njoftimit, gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve.

Tutje, thuhet se kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here