Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për angazhimet e ardhshme zyrtare.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, “Dardanët” fillimisht do të përballen me Çekinë më 31 maj 2026 në “Epet Arena” në Pragë.

Kjo ndeshje pritet të shërbejë si test i rëndësishëm për formën e ekipit dhe përgatitjet taktike të stafit teknik.![]()
Pas kësaj, Kosova do të luajë miqësoren e dytë më 7 qershor 2026, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet edhe përkrahje e madhe e tifozëve vendas.
Këto dy sfida do t’i shërbejnë trajnerit Franco Foda për të provuar lojtarë të rinj dhe për të konsoliduar skuadrën para ndeshjeve të ardhshme zyrtare.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.