- Reklama -

Basha: RTK-ja e ka mbështetjen time të plotë, ta miratojmë raportin

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës (SPRTK) dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mospagesën e pagave dhe mos-ekzekutimin e buxhetit të RTK-së nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka folur para protestuesve, ku ka deklaruar se sa i përket çështjes së RTK-së, gjithçka që kërkohet është që Kuvendi të mblidhet dhe të miratojë komisionet parlamentare, në veçanti Komisionin për Buxhet, në mënyrë që të mund të miratohet raporti dhe të ekzekutohen mjetet për pagat e punëtorëve dhe funksionalizimin e RTK-së.

- Reklama -

Punëtorët e RTK-së protestojnë, kërkojnë pagat e tyre

“Brenda ditës ne mund të mblidhemi t’i themelojmë ose t’i miratojmë komisionet parlamentare, në këtë rast vetëm Komisionin për Buxhet, të miratohet raporti dhe brenda ditës ekzekutohen mjetet për pagat e punëtorëve dhe funksionalizimin e RTK-së në përgjithësi”, tha Basha.

Ai theksoi se RTK-ja e ka mbështetjen e tij të plotë, gjë që ia ka bërë të ditur edhe Bordit dhe sindikatës. Sipas tij, ka marrë mbështetje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga subjektet tjera jo shumicë jo-serbe.

“Unë mendoj që gjithashtu edhe subjektet tjera politike të bëhemi bashkë që ta miratojmë raportin, ta themelojmë komisionin, të ecim përpara, për shkak se edhe unë pajtohem që ka shumë familje që presin, kanë shumë obligime që duhet pa tjetër ta miratojmë këtë raport dhe të ecim përpara, për shkak që është e padrejtë me qenë se e kemi një kuvend të konstituuar”, u shpreh Basha. /RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort