Home LAJME 11 milionë euro për Stadiumin e ri të Suharekës: Qeveria mbështet ndërtimin e infrastrukturës moderne sportive

11 milionë euro për Stadiumin e ri të Suharekës: Qeveria mbështet ndërtimin e infrastrukturës moderne sportive

0
11 milionë euro për Stadiumin e ri të Suharekës: Qeveria mbështet ndërtimin e infrastrukturës moderne sportive

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për ndërtimin e Stadiumit të ri të Suharekës janë ndarë 11 milionë euro, një investim që synon të krijojë kushte moderne për klubin kampion KF “Ballkani” dhe tifozët e tij.

Stadiumi pritet të ketë mbi 6,500 ulëse, duke ofruar hapësirë për tifozë nga e gjithë Kosova dhe rajoni. Kurti theksoi se Ballkani, i cili ka përfaqësuar me sukses vendin në arenën ndërkombëtare, më në fund po merr infrastrukturën që e meriton.

Ndërkohë që punimet për stadiumin po vazhdojnë, fusha ndihmëse tashmë është përfunduar dhe është gati për përdorim. Ky investim është pjesë e planeve të Qeverisë për modernizimin e infrastrukturës sportive, të cilat, sipas kryeministrit, mbeten prioritet i qeverisjes aktuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here