Me armën e tij ushtarake, ai i qe drejtuar turmës nga një distancë prej rreth 45 metrash nga ballkoni i tij. Me atë rast ai ka qëlluar një kosovar 21-vjeçar
Një person 38-vjeçar, zviceran po përgjigjet sot para Gjykatës Penale në Lucern për shkak se ka plagosur një 21-vjeçar (kosovar) me një të shtënë nga pushka e tij. Akti ka ndodhur në Ebikon LU në korrik të vitit 2017. Ai përballet me shtatë vjet burg, transmeton albinfo.ch.
“Ai donte të kishte pak qetësi” dhe për të siguruar këtë, ka qëlluar kosovar me pushkën e tij.
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 14 korrikut të vitit 2017 në një oborr shkolle në Ebikon, ku po qëndronin adoleshentë dhe të rinj. Ata flisnin, pinin dhe dëgjonin muzikë. Zhurma e tyre ka shqetësuar të pandehurin që banonte aty pranë.
Sipas aktakuzës, i akuzuari i kishte thënë të dashurës së tij në një moment të mëhershëm se do të “qëllonte” për shkak të prishjes së përsëritur të gjumit të natës, shkruan sda.ch. Mbrëmjen e të premtes zvicerani, atëbotë 34-vjeçar e kishte bërë këtë pasi, sipas tij, kishte parë dy veta teksa urinonin në murin e palestrës, transmeton albinfo.ch.
Me armën e tij të rregullt ushtarake, ai i qe drejtuar turmës nga një distancë prej rreth 45 metrash nga ballkoni i tij. Me atë rast ai ka qëlluar një kosovar 21-vjeçar. I plagosur në pjesën e sipërme të trupit, kosovari është dashur të dërgohet në spital.
Kishte pirrë pesë birra dhe tymosur CBD
Pasi ka dëgjuar një britmë, ai i kadërguar të dashurës së tij një mesazh në WhatsApp (“e kam bërë m…”). Më pas ai ka shkuar në ndërtesën e shkollës me një çantë me fasha. E ka vendosur të plagosurin në një vend stabil dhe është larguar sërish, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë në vendngjarje ndodheshin punonjësit e ndihmës mjekësore dhe policia. Arrestimi pasoi pak më pas.
Sipas deklaratave të tij, në kohën kur ka gjuajtur, i akuzuari mund të ketë pasur problem me pijen, siç thuhet në aktakuzë. Në mbrëmjen e krimit, ai kishte pirë pesë kanaçe gjysmë litri birrë në stomak bosh dhe drogë CBD. Pas arrestimit, ai ka pranuar veprën.
Akuzat që i drejtoihen atij janë: janë tentim vrasjeje me dashje dhe kanosje e shumëfishtë për jetën, përcjell albinfo.ch. Prokuroria publike e Lucernit thekson se i akuzuari është një “qitës i aftë dhe i trajnuar”. Ajo kërkon një dënim me shtatë vjet burg.