Zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall, ka bërë thirrje që personat që sulmuan fizikisht një person nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në një Qendër Tregtare në Prizren, të japin përgjegjësi.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Veshall ka thënë se pasi që ka marrë informatën në lidhje me incidentin, ka vizituar familjen në fjalë.
“Biseda më shumë që më dha përshtypje negative nga e nëna e shokut, citimi i thënjës nga sigurimi “Ta q* ma……, ske me mujt me jetu këtu”. Në qendra tregtare asnjëri nuk ka maskë dhe në atë natë nuk kishte asnjëri, po ushtrimi i dhunës tek komuniteti është më e lehtë”, ka shkruar ndër të tjera, Veshalli.
Ai ka thënë se përgjegjësi për këtë do të japin të gjithë, nga dhuna psikologjike për fëmijën e deri tek dhuna fizika për babain.Në ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, në lidhje me incidentin në fjalë.