- Reklama -

Zhvillohen takime në kuadër të dialogut në Bruksel

Në Bruksel janë duke u zhvilluar takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Peter Sorensen.

Sipas burimeve evropiane, Sorensen ka takuar sot në takime të ndara, kryenegociatorët nga Kosova dhe nga Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Është paralajmëruar se do të ketë edhe takim trepalësh, pra të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia me prani të emisarit Sorensen.

- Reklama -

Takimet në kuadër të dialogut janë bërë shumë të rralla, sidomos duke pasur parasysh situatën politike në Serbi por edhe mosthemelimin e institucioneve të Kosovës me legjitimitet të plotë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Në këto rrethana, sipas diplomatëve në Bruksel, rrethanat nuk janë të favorshme për ndonjë progres në kuadër të dialogut. Por, nga BE-ja kanë vazhduar të bëjnë thirrje që palët të përmbushin të gjitha obligimet e tyre nga procesi i dialogut, se nga kjo varet edhe e ardhmja e tyre evropiane./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort