Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur në Prizren, e prindi i fëmijës e ka raportuar rastin në Polici të hënën.
Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.
“Ankuesi kosovar më 08.04.2024 ka raportuar se djali i tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.