- Reklama -

VV në Prizren: Kultura e kapur dhe subvencione me porosi

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prizrenit për subvencionimin e festivalit “Rock & Blues”, duke e cilësuar atë si një skemë klienteliste dhe të motivuar politikisht, që sipas saj shkel parimet e transparencës dhe ndershmërisë institucionale.

Në një komunikatë për media, VV thotë se nuk bëhet fjalë për një gabim administrativ, por për një “model të mirëmenduar të favorizimit”, ku përfituesit e fondeve publike janë të lidhur drejtpërdrejt me udhëheqjen komunale. Në qendër të kritikave është përmendur Hekuran Gashi, drejtues i organizatës që mban festivalin, i cili sipas VV-së nuk ka profil të njohur në fushën e muzikës apo jetës kulturore të qytetit, por është një figurë e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin aktual, Shaqir Totaj.

- Reklama -

Subvencione në rritje për një organizatë të re

Organizata “Melodia e Rok & Bluz në Turizëm”, që e organizon festivalin, sipas VV-së është themeluar pas ardhjes në pushtet të Totajt dhe ka përfituar subvencione në rritje të ndjeshme çdo vit: 58,000 euro në vitin 2023, 95,000 euro në vitin 2024 dhe 119,000 euro të planifikuara për vitin 2025 – gjithsej 272,000 euro në tre vjet.

“Kjo është një skemë e qartë klienteliste për kanalizimin e buxhetit komunal tek individë të lidhur politikisht dhe personalisht me kryetarin e komunës. Kultura po përdoret si mjet për të shpërblyer militantë e miq politikë”, thuhet në komunikatë.

VV akuzon kryetarin Totaj për “kapje të kulturës”, duke thënë se fondet që do të duhej të ndanin hapësirë për artistët dhe organizatat kulturore të qytetit, po përqendrohen në duart e pak individëve të privilegjuar politikisht.

Kërkesë për hetim nga organet kompetente

Qendra e VV-së në Prizren ka bërë thirrje që organet kompetente të fillojnë një hetim të menjëhershëm për, siç e quajnë ata, “shpërdorimin e buxhetit komunal për interesa të ngushta partiake dhe familjare”.

“Prizreni është kryeqyteti i kulturës, jo i klientelizmit”, thuhet në fund të reagimit të VV-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort