- Reklama -

Vodhi rreth 5000 euro, arrestohet brenda natës  i dyshuari 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast vjedhjeje që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, ku u raportua se janë vjedhur rreth 5 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës 01:50, kur viktima A.K. raportoi se i ishte vjedhur çanta me para. I dyshuari, A.P., dyshohet se ka marrë çantën ku ndodheshin rreth 5000 euro.

- Reklama -

Policia ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke arritur që vetëm disa orë më vonë, rreth orës 04:00, të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin në një lokal nate. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur 2540 euro, mjete që dyshohet të jenë pjesë e shumës së vjedhur. Paratë janë sekuestruar përkohësisht nga autoritetet.

Sipas Policisë, në momentin e arrestimit i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit. Ai është intervistuar gjatë mëngjesit të së njëjtës ditë në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprime të mëtejme hetimore dhe procedurale, me qëllim që të rikuperojë tërësisht shumën e vjedhur dhe të sigurojë drejtësi për viktimën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort