Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur deklaratës së ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka se kjo e fundit do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj.
Këtë paralajmërim që Daka e dha dje, Osmani e ka cilësuar si “kërcënim”, që sipas saj nuk do ta zpraps.
“Mua nuk do të mund të më zpraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Mbi të gjitha kam mandat të qartë popullor dhe nga kjo nuk do të tërhiqem në asnjë moment”, tha Osmani.
Ndryshe, në një deklaratë për lajmi.net të dhënë dje nga Valdete Daka, ajo paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ta kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e saj.
“Natyrisht, për më shumë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë shkurt Daka dje kur është pyetur se a do t’i ndjek rrugët ligjore ndaj Vjosa Osmanit.
