- Reklama -

Vitia: Qytetarët vlerësuan programin tonë prandaj na vendosen në avantazh

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka thënë se Prishtina të dielën e ka vlerësuar programin e tyre për kryeqytet duke i vendosur ata në avantazh.

Ai ka thënë se janë të gatshëm dhe do të jenë përballë çdo sfide të re të vendosur nga qytetarët.

- Reklama -

“Mbrëmë u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale, në një proces demokratik e të menaxhuar mirë. Me përulësi dua t’i falënderoj në rend të parë të gjithë qytetarët për kulturën e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme. Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur”, ka shkruar ai.

Vitia ka thënë se në katër javët që kanë përpara do të jenë në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet e tyre për kryeqytetin.

“Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën. Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh. Mirë u takofshim sërish, drejt bashkëqeverisjes”, ka thënë ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort