Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma. Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se kërkimet për gjeten e tij po vazhdojnë.“Qe disa muaj ka është zhdukur dhe ende nuk është gjetur. Kërkimet po vazhdojnë”, u përgjigj Bytyqi për Klankosova.tv
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me djalin e të zhdukurit, Ardian Tejeci, i cili tha se rastin për babanë e tij e kanë raportuar në polici dhe se deri tani ende nuk e kanë gjetur.
- Reklama -