Një maune është vetëaksidentuar në Rrugën e Kombit këtë të diel rreth orës 13:00.
Saktësisht aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Kalimashit, në drejtim të Kosovës nga Shqipëria, transmeton KlanKosova.tv.
- Reklama -
Sipas përshkrimit të një udhëtari që ka dërguar fotografi në KlanKosova.tv, mauna ka dalë nga shiritat e autostradës.
Ky qytetar ankohet se rruga në atë pjesë është e papastruar nga bora e cila është duke rënë.
Për më tepër shihni pajmet:
- Reklama -