Një foshnje ka vdekur si pasojë e ngulfatjes. Kështu ka njoftuar Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Dyshimet janë se foshnja u ngulfat nga lidhesja e djepit.
“Më datë 29.06.2025, Policia e Kosovës është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë një foshnje 9 muajshe për trajtim mjekësor. Sipas informatave, foshnja H.M. (2024), nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, derisa ka qenë në djep (në gjumë), është ngulfatur nga lidhësja e djepit”- ka thënë Bytyqi për Kallxo.com.
Tutje ai shtoi se foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm
“Më datë 11.07.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se foshnja e lartcekur ka ndërruar jetë”- njoftoi Bytyqi.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar./Kallxo.com/