- Reklama -

Vazhdojnë kërkimet në liqenin e Ujmanit për gjetjen e 33 vjeçarit, flet shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave

Shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Genc Metaj ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin e mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit, janë angazhuar të gjitha ekipet për kërkim dhe shpëtim.

Ai shtoi se AME, si organ koordinues në situata emergjente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

- Reklama -

Megjithatë, siç tha ai për shkak të kapaciteteve të kufizuara, deri tani nuk është arritur të gjendet trupi i pajetë.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent me të marr vesh me Policinë menjëherë i ka angazhuar ekipet e AME-së, njësitet e zjarrfikësve… policia ka qenë non stop. I kemi angazhuar Shoqatën e Kosovës për kërkim, shpëtim. Gjithashtu kanë qenë të angazhuar dhe klubi i zhytjes ‘Trepça’. Agjencia si koordinuese e veprimeve në rastet emergjente i ka marrë të gjitha masat, mirëpo me kapacitetet aktuale të cilat i kemi pasur nuk kemi arrit me pas një sukses për me arrit me gjet trupin e personit të humbur dhe me këtë arsye me veprime ndërinstitucionale i kemi marrë të gjitha veprimet dhe kemi kërkuar angazhimin e FSK-së, të cilët sot kanë ardhë dhe janë duke e kryer punën e vet në liqen”, ka thënë Metaj, duke shtuar se të hënën kanë bërë kërkesë për ndërhyrjen e FSK-së.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, konfirmoi se Policia e Kosovës është e përfshirë në operacion dhe po ofron asistencën e nevojshme.

“Policia është këtu për të asistuar, ndërsa udhëheqja e operacionit i takon AME-së. Me ardhjen e FSK-së, presim që të paktën trupi të gjendet, në mënyrë që të zbutet sadopak dhimbja e familjes që ka humbur një anëtar të saj”, u shpreh Elshani.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit erdhën në ndihmë njësitet e specializuara të FSK-së, ndërsa që nga dita e diela kanë qenë të angazhuara njësite të Policisë së Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe zhytës profesionistë, të cilët po punojnë pa ndërprerë për lokalizimin e trupit, por deri tani, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort