Pas paralajmërimit të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia se këto masa do të vazhdojnë edhe pas datës 13 shtator, ka reaguar Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës duke e kundërshtuar.
OHT ka kërkuar nga ministri Vitia që nga data 13 shtator të ketë lirim të masave dhe të ketë zgjatje të orarit të operimit për gastronominë deri në ora 23:00 dhe të hiqet ora policore.
“Gjithashtu, OHTK që nga fillimi ka qenë kundër orës policore prandaj nuk është e arsyeshme që të vazhdohet akoma me të.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë antarët e saj nuk janë kundër monitorimit të bizneseve, përkundrazi kërkojmë që sa më shumë të ketë kontrollë nepër biznese, dhe në mënyrë rigoroze nga qytetarët të kërkohet dëshmia që janë vaksinuar ose testin me rezultat negativ.
Prandaj, kërkojmë nga ministri z. Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen!”, thuhet në njoftim.
