Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë(R3K) së Forcave Tokësore ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor ‘’Arow Wolf 24’’ që kishte qëllim validimin e kompanive të regjimentit.
Në kuadër të ushtrimit janë kryer operacione në nivel togu dhe kompanie, operacione sulmi, mbrojtje dhe stabiliteti.
Gjatë realizimit të ushtrimit janë arritur të gjitha objektivat e ushtrimit, testimi dhe validimi i kompanive duke realizuar stërvitje me municion real dhe përdorim i të gjitha sistemeve të armatimit të cilat janë në organikën e kompanisë së këmbësorisë, gjithashtu është testuar ofrimi i qëndrueshmërisë fushore me transport, mirëmbajtje dhe mundësimin e mbështetjes mjekësore në operacionet luftarake