Vajzat stiliste të modës nga Prizreni, Eljesa Salla dhe Alejna Qypi mbrëmjen e ditës së enjte u shpallën fituese të vendit të parë dhe të dytë të edicionit të retë të “Muza Competition”.
“Muza Competition” është spektakli që bënë bashkë stilistët e rinj shqiptarë nga e gjithë bota.
Nata finale e “Muzës” u mbajt nën organizimin e Unionit të Bashkive Shqiptre në rajon dhe nën patronazhin e krytarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e gjithashtu mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Këtë vit, 10 finalistët e “Muza Competition” paraqitën koleksionet e tyre unike, me elemente etnografike nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, event i cili jo vetëm që promovoi trashëgiminë kulturore dhe turizmin rajonal, por gjithashtu theksoi identitetin kombëtar në kohën e globalizmit si dhe hapi dyert për kreativitetin dhe talentin stilistëve shqiptarë në nivel ndërkombëtar.