- Reklama -

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren vlerësohet me Çertifikatën e Cilësisë për kontributin në arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizim

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është nderuar me Çertifikatën e Cilësisë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia Kosovare për Akreditim, si njohje për arritjet e tij të spikatura në përmbushjen e standardeve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Ky vlerësim iu dorëzua gjatë punimeve të Konferencës së 3-të të Sigurimit të Cilësisë, një ngjarje madhore për arsimin e lartë në Kosovë, e cila mblodhi udhëheqës institucionesh, përfaqësues të universiteteve vendore e ndërkombëtare, si dhe një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish të ambasadave dhe misioneve diplomatike në vend.

Çertifikata thekson në veçanti rezultatet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në fushën e ndërkombëtarizimit, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirjen në projekte ndërkombëtare, rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit, si dhe avancimin e standardeve akademike në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe globale.

- Reklama -

Prania e përfaqësuesve diplomatikë në këtë ngjarje nënvizoi rëndësinë që komuniteti ndërkombëtar i kushton proceseve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe vlerësimin e rolit të institucioneve të Kosovës në ndërtimin e një hapësire akademike të hapur, të besueshme dhe konkurruese.

Ky sukses e fuqizon më tej pozitën e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren si një institucion i besueshëm akademik, i cili vazhdon të dëshmojë seriozitet, përkushtim dhe vizion të qartë për ngritjen e cilësisë dhe ofrimin e mundësive të reja për studentët dhe komunitetin akademik.

Universiteti shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në këtë rrugëtim zhvillimi dhe përsosmërisë, duke e bërë këtë arritje të mundur.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort