Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka fituar projektin “Strengthening Integrity and Ethical Culture in Regional Higher Education” (SINCERE) të financuar nga programi Erasmus+, cili synon forcimin e integritetit akademik dhe kulturës etike në arsimin e lartë në Kosovë dhe Shqipëri. Përmes këtij projekti do të krijojet një kornizë institucionale për integritetin akademik, që do të ofrojë trajnime për stafin akademik dhe administrativ, të përforcojë përdorimin e mjeteve digjitale kundër plagjiaturës dhe të themelojë një rrjet rajonal për bashkëpunim në etikën akademike (RAIN), me ndikim afatgjatë në politikat e arsimit të lartë.
Projekti SINCERE do të zgjasë 36 muaj dhe përfshin partnerë nga Kosova, Shqipëria, Rumania dhe Polonia.
Universiteti i Prizrenit, së bashku me Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, do të udhëheqë fazën e katërt të projektit: WP 4 – Operationalizing the Academic Integrity Framework, duke kontribuar në zbatimin institucional të politikave të integritetit akademik në universitetet partnere.