Zyra për komunikim publik në ZKPSh, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti sot në takim ekipin e projektit të ri rajonal të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar “Integriteti Gjyqësor”, i cili implementohet nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS).
Delegacioni ishte i përbërë nga Adrian Kingsëell, Nick Haëkins, Callum Coëx dhe Kimete Krasniqi.
ZKPSh bën të ditur se gjatë takimit u diskutua për objektivat e këtij projekti, që ka për synim monitorimin dhe mbështetjen e sistemit gjyqësor në Kosovë – përfshirë edhe sistemin prokurorial – në drejtim të përmirësimit të standardeve të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Tutje, thuhet se palët zhvilluan diskutime konstruktive mbi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, me qëllim të forcimit të integritetit institucional dhe avancimit të reformave në sistemin e drejtësisë.
“U.d. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe theksoi gatishmërinë e institucionit për bashkëpunim të ngushtë në kuadër të këtij projekti, i cili paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin e punës së Prokurorit të Shtetit dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit në vend”, shkruan në fund të kësaj komunikate.