Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, si çdo javë edhe këtë të dielë u ka uruar qytetarëve ditë të këndshme me pamje të shtëpisë tradicionale të atdhetarit dhe kryetarit të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer ef. Prizreni, që gjendet afër Kompleksit Monumental të LSHP-së.
Ai ka thënë se kjo shtëpi ruan kujtesën e një periudhe të lavdishme të rezistencës shqiptare.
“Përshëndetje të gjithëve nga shtëpia tradicionale e atdhetarit dhe kryetarit të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer ef. Prizreni, që gjendet mu afër Kompleksit Monumental të LSHP-së. Kjo shtëpi, me rëndësi të veçantë historike, ruan kujtesën e një periudhe të lavdishme të rezistencës shqiptare dhe mbetet një destinacion i rëndësishëm për studiuesit, vizitorët e ata që duan ta njohin nga afër historinë e Lidhjes së Prizrenit dhe kontributin e figurave kryesore të saj. Ju dëshiroj të diele të këndshme me këto pamje!”, ka shkruar Totaj në Facebook.