Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë Kosovën.
Kjo ministri ka apeluar tek qytetarët që tu përmbahen rekomandimeve të saj dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Disa nga rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët:
Qëndroni larg nxehtit
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit
Pini ujë rregullisht të paktën 1 gotë në orë dhe 2-3 litra në ditë
Shmangni ekspozimin direkt në diell, nga ora 10:00 deri në 17:00
Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura
Limito sasinë e kafeinës
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët
Nëse keni shenja si: marramendja, djersitje, të vjella, konfuzion, etj ju lutem drejtohuni për ndihmë mjekësorë në Qendrën më të afërt Shëndetësore.