Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Planenj të Prizrenit, gjë e cila ka shqetësuar banorët e asaj zone.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dikush nga banorët ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe si rrjedhojë një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Gjatë ekzaminimeve për të zbardhur rrethanat e rastit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.