Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë, më datën 01.07.2024, rruga “Shuaib Spahiu” në Prizren do të jetë e bllokuar për automjete.
Shkaku për këtë bllokim janë punimet e projektit “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën tjetër të qytetit, restaurimi i shesheve dhe objekteve”.
Komuna e Prizrenit gjithashtu ka bërë të ditur se këmbësorët mund të lëvizin lirshëm gjatë kësaj kohe.