- Reklama -

Tarifat e reja të energjisë për bizneset, Kurti: Prodhuesit vendor nuk do të mbeten të pambrojtur

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin me temë “Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike: efektet dhe masat lehtësuese”, organizuar nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Në këtë forum, i cili u hap nga Sekretari i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, Artan Mehmeti, u diskutua për ndikimin e liberalizimit të tregut të energjisë dhe mënyrat e bashkëpunimit për përballimin me sukses të kësaj sfide, e cila është paraparë me Ligjin për Energji Elektrike të miratuar në vitin 2016. Kryeministri u shpreh se janë të vetëdijshëm se bizneset që preken nga liberalizimi mund të përballen me rritje të kostos, veçanërisht ato prodhuese.

- Reklama -

Me këtë rast, ai siguroi që Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë pranë prodhuesve vendorë për të dëgjuar brengat kryesore dhe nevojat e tyre për përkrahje lidhur me procesin e liberalizimit të tregut.

“Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: të sigurojmë një kalim të menaxhueshëm dhe të drejtë drejt tregut të lirë, ku askush nuk mbetet pas dhe ku konkurrenca dhe investimet nxisin zhvillim. Si Qeveri, do të qëndrojmë gjithmonë pranë prodhuesve tanë dhe do të sigurojmë që edhe ky proces të shoqërohet me masa konkrete mbështetëse, në mënyrë që prodhuesit vendorë të mos mbeten të pambrojtur dhe të mund të vazhdojnë rritjen, zhvillimin dhe gjithashtu depërtimin gjithnjë e më të madh përmes eksportit në tregje të jashtme të prodhimeve tona”, u shpreh kryeministri Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Ai përmendi hapat konkretë të ndërmarrë për tejkalimin e kësaj sfide, duke përfshirë: dizajnimin e skemave të granteve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtërishme, për të ulur konsumin e energjisë elektrike, me mbështetje konkrete e që do të rritet me rishikimin e buxhetit; hapjen e thirrjeve publike përmes KIESA-s për subvencionimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, me një buxhet të planifikuar prej 5 milionë eurosh; si dhe mbështetjen për të bërë auditime energjetike, që të bëhet ulja e konsumit dhe kostove të energjisë elektrike.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti veçoi edhe përkrahjet e tjera gjatë katër viteve të qeverisjes, sikurse rritja e kapitalit të lirë, tregjeve të reja, infrastrukturës moderne, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të motivuar, si dhe lehtësimin e barrës administrative.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është obligim që rrjedh nga pjesëmarrja në komunitetin e energjisë dhe integrimi në tregun rajonal dhe evropian, të cilin tanimë e kanë zbatuar edhe më herët dhe në masë shumë më të madhe shtetet e rajonit.

Ajo, ndër të tjera, theksoi se është duke u punuar në një skemë të re mbështetëse për biznese për efiçiencë të energjisë.

“Aktualisht jemi duke e përfunduar një skemë të re mbështetëse për bizneset prodhuese me përkrahjen e LuxDev Development. Brenda kësaj skeme do të përkrahim efiçiencën e energjisë përmes investimeve në izolim të ndërtesave, sisteme solare fotovoltaike (FV, për prodhim të energjisë elektrike), sisteme solare termike (për ngrohje të ujit), bateri për sisteme solare FV, si dhe pajisje si rregullatorët e fuqisë reaktive për të rritur efiçiencën e pajisjeve që prodhuesit tashmë i kanë në përdorim.”

Në këtë forum morën pjesë edhe zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, prodhues, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të Odave Ekonomike dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort