Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa foto nga aksioni i sotëm në Zubin Potok.
Ai bëri të ditur se ka gjetur në fshatin Uglarë, armë dhe mjete eksplozive si granatë dorë, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.
Ministri theksojë se personi në foto, të cilit i janë gjetur këto municione është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai këtë aksion e quajti të suksesshëm në c’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë./IndeksOnline/