- Reklama -

Sveçla: Në 12 orët e fundit vendi u përballë me 41 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbesin ende aktive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se në 12 orët e fundit, vendi është përballë me 41 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbesin ende aktive.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sëbashk me zëvendësministrin Blerim Gashani vizituan Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, ku u takuan me drejtorin, Genc Metaj dhe menaxhmentin e tij.

- Reklama -

“Vizituam gjithashtu Qendrën Operative të AME-së, ku nga afër pamë koordinimin e operacioneve në menaxhimin e zjarreve. Si Ministri e Punëve të Brendshme kemi mbështetur vazhdimisht forcimin e kapaciteteve të Agjencisë, përmes sigurimit të automjeteve të specializuara, pajisjeve operacionale, uniformave dhe rekrutimit të stafit shtesë, që ndihmon në menaxhimin efikas të situatave emergjente. Mbështetja jonë do të vazhdojë, në bashkëpunim të ngushtë me AME-në dhe me të gjitha komunat, në mënyrë që secila palë në përputhje me kompetencat, të kontribuojë në përballimin sa më të mirë të situatave në terren nga ekipet tona zjarrfikëse”, ka shkruar Sveçla.

Po ashtu Sveçla ka shprehur mirënjohjen për menaxhmentin dhe për të gjithë zjarrfikësit që përkundër temperaturave ekstreme dhe përhapjes së shpejtë të zjarreve, po punojnë pa u ndalur për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve tanë.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për qytetarët për raportimet dhe përkrahjen e dhënë në çdo formë ndaj zjarrfikësve tanë. Ritheksoj thirrjen për kujdes të shtuar nga qytetarët si dhe për bashkëpunim me institucionet e sigurisë si në raportimin e menjëhershëm, ashtu edhe në ofrimin e informatave të nevojshme në mënyrë që zjarrvëniet e qëllimshme të mos mbesin pa u ndëshkuar”, ka shkruar Sveçla.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort