Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtari policor, për të cilin dyshohet për veprën penale – shkaktim i rrezikut të
Polici i suspenduar është F.Z., i cili dyshohet se jashtë detyrës ka përdorur armën zyrtare (me municion privat) në fshatin Muqibabë të Gjilanit.
Incidenti për të cilin është suspenduar zyrtari policor ka ndodhur sot, më 11.03.2025, rreth orës 09:00.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”- thuhet në njoftimin e IPK-së.
Hetuesit e IPK-së theksojnë se pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.