- Reklama -

Spahiu: Cili institucion s’mund të depërtojë në veri le të ma lëshojë funksionin mua

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka thënë që njerëzit e institucioneve të Kosovës që nuk arrijnë ta shtrijnë veprimin e tyre në veri duhet të shkarkohen.

“Nuk e kam lexuar raportin në tërësi [të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi që e ka dërguar në Kuvend], e kam parë vetëm në disa pika, por është një përshkrim i gjendjes faktike ku thuhet se nuk guxojnë zyrtarët me kalu por ky është problem i vetë zyrtarëve, disa guxojnë e disa s’guxojnë, varësisht prej asaj se sa janë të gatshëm të ballafaqohen, të sfidohen me situatat”, ka thënë Spaihu në Info Magazine të Klan Kosovës.

- Reklama -

“Nëe kemi këu disa institucione që veprojnë në veri, institucione të Kosovës dmth që e kanë shtri veprimin atje, dhe kemi disa insistucione të cilat nuk e kanë shtri veprimin e vet aty dhe kjo është për shkak të neglizhencës, frikës së vetë atyre institucioneve”.

Spahiu tha se qeveria duhet mbajtur raport për institucionet dhe qasshmërinë e tyre në veri, dhe të shkarkohen njerëzit e institucioneve që nuk mund të arrijnë të depërtojnë në atë pjesë të vendit.

“Qeveria e Kosovës dhe parlamenti i Kosovës do të duhej të mbante raport dhe ato institucione njerëzit të nuk kanë arritët ë depërtojnë në veri me i shkarku,, shumë thjeshtë”.
“Për shembull, a është komisioni për miniera apo komisioni për media, agjencia e veterinarisë apo cilado qoftë nga këto institucione të Kosovës të cilat nuk kanë arritur me e shtri ndikimin e vet në veri, do të duhej të shkarkoheshin”.

Spahiu tha se institucionet e Kosovës nuk përballen me barriera të depërtimin në veri, dhe se KFOR-i e garanton sigurinë e përgjithshme të Kosovësn ë atë pjesë.

“Nuk ka barrierë, barrierat eksitojnë vetëm në kokën e atyre që kanë frikë ose në kokën e tyre nuk arrijnë me e menaxhu një situatë të caktuar

“Këtu siguria e përgjithshme e Kosovës ëshë garantuar nga KFOR-i, tanke serbe ka në asnjë cep të Kosovës, e tash nëse dikush ka frikë, përshembull dikush ka frikë me e ndrru mahallën e vet, me dalë prej mahallës në mahallën tjetër , ai është problem i tij”.

“Nëse ka dikush për shembull ndonjë institucion që thotë unë s’muj për shkak që osht veri, le të ma lëshojë funksionin mu, unë po e marr edhe po i tregoj a po muj me e shtri funksionin e atij institucioni në veri”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort