Sot zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 69-të të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision”. Festivali këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës. Në natën e dytë do të performojnë 16 shtete. Në finale shkojnë dhjetë më të votuarat.
Në natën e parë gjysmëfinale siguroi kalimin në finale Shqipëria që po përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Finalja është më 17 maj, e shtunë.
- Reklama -
Zvicra e organizon pas 36 vjetëve “Eurovisionin”. Këngëtari zviceran Nemo e fitoi “Eurovisionin” e vitit të kaluar. Para tij, për herë të fundit e kishte fituar Celine Dion në vitin 1988. Zvicra gjithashtu ka qenë nikoqir i Eurovisionit të parë në histori.
- Reklama -