Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka apeluar për ndihmë për shuarjen e zjarrit në pyjet në Oshlak.
Thirrja i është drejtuar institucioneve të nivelit më të lartë në Kosovë si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri.
Sipas njoftimit të publikuar nga kjo drejtori në rrjetet sociale, situata alarmante me zjarret është në pyjet e rrobullit në OSHLAK.