- Reklama -

Sindikata e ATK-së i quan të pavërteta deklarimet e Muratit për rritje pagash prej 110 eurosh

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga e shërbyesve publikë është rritur për 110 euro nga ky muaj – dy herë nga 55 euro, në janar dhe tash nga gushti.

Sipas Sindikatës, këto deklarata janë të pavërteta dhe të pasakta, pasi shumica e punonjësve të ATK-së – institucion që siç theksohet “e mbush arkën e shtetit” – nuk kanë përfituar asnjë cent rritje page gjatë mandatit aktual qeveritar.

- Reklama -

“Nuk është e vërtetë që të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga. Në fakt, në ATK vetëm një pjesë e vogël ka përfituar, ndërsa pjesa dërrmuese e stafit nuk ka marrë asnjë rritje”, thuhet në reagim.

Sindikata shprehet e zhgënjyer nga mosrespektimi i premtimit të ministrit në detyrë Murati për nënshkrimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, që nga muaji shkurt i vitit 2024 ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Financave.

Sipas Sindikatës, mungesa e kësaj rregulloreje ka bërë që angazhimi i stafit të ATK-së të mos vlerësohet, pavarësisht vëllimit të madh të punës. Kjo situatë, sipas tyre, ka ndikuar në dorëheqje të shumta të punëtorëve të kualifikuar dhe në rënie të ndjeshme të numrit të zyrtarëve – nga mbi 850 sa ishin, aktualisht janë nën 700, duke përfshirë edhe pensionimet.

“Ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit është i pakuptueshëm dhe ka krijuar zhgënjim të thellë te punëtorët,” vijon reagimi.

Sindikata është e gatshme të publikojë dëshmi për të vërtetuar pretendimet e saj, duke bërë të ditur se mund të ofrojë para mediave të dhëna konkrete për pagat para dhe pas deklarimeve për rritje, për të dëshmuar se rritja e përfolur nuk është aplikuar për shumicën.

Në një postim në Facebook të hënën, Murati kishte thënë se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës publikë, e cila u zbatua në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort