- Reklama -

Si po e përballon Evropa pandeminë?

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Evropë ka bërë që shumë shtete të shtrëngojnë masat për pandeminë, ndërsa Danimarka është bërë vendi i parë europian pa masa.

Italia

- Reklama -

Nga 1 shkurti Italia forcoi kufizimet për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Italianët do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose shërimit për të hyrë në zyrat publike, banka, posta, librari dhe qendra tregtare.

Pensionistët e pavaksinuar nuk do të jenë më në gjendje të marrin pensionet e tyre personalisht nga një zyrë postare. Vaksinimi për personat mbi 50 vjeç në shtetin fqinj është i detyrueshëm.

Austria

Nga kjo e martë edhe Austria bëhet shteti i parë evropian ku vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Përjashtohen ata që kanë arsye të veçanta mjekësore, gratë shtatzëna dhe ata që kanë pak kohë që e kanë kaluar virusin. Qytetarët që nuk vaksinohen gjobiten nga 600 në 3600 euro.

Danimarka

Nga ana tjetër, Danimarka bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet anti-COVID pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve.

Nuk ka më maska, certifikata COVID apo mbyllje të bareve, restoranteve dhe klubeve.

Në fuqi do të mbeten vetëm disa kufizime në kufij, për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga vendet jashtë zonës Shengen.

Britania

Edhe në Britani maskat dhe dëshmia e COVID nuk janë më të detyrueshme në ambientet e brendshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort