- Reklama -

Shpresë për kthim të shikuesve në ngjarje sportive

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë dhënë shpresë se shpejt mund të marrin vendim për lejimin e shikuesve në ngjarje sportive. Por si në MSH ashtu edhe MKRS nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ketë kthim të shikuesve.

Ka shpresë se kthimi i shikuesve mund të ndodhë pas datës 16 qershor, kur edhe do të ketë një vlerësim të ri për situatën epidemiologjike dhe mundësisë së lehtësimit të masave.

- Reklama -

Kështu të paktën ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë në emisionin “Desku” të KTV-së.

Edhe në përgjigjen që KOHA ka pranuar nga MKRS-ja thuhet se “do të ketë hapje, por kjo hapje do të jetë graduale dhe gjithashtu varësisht nga kapacitetet e stadiumeve dhe sallave sportive”.

Për mundësinë e hapjes së stadiumeve dhe palestrave për shikues, në përgjigjen e MKRS-së thuhet se janë në diskutime me MSH-në.

Në fakt Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk i ka hapur objektet sportive për shikues me kapacitet të limituar. Por në MKRS thonë se vendimi duhet të merret varësisht nga numri i të vaksinuarve dhe faktorëve tjerë.

“Organizatorët e garave do të jenë të obliguar që të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit, kjo duke u bazuar në protokollet dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave ndërkombëtare sportive. Këtu përfshihet menaxhimi i tifozëve, para, gjatë dhe pas daljes nga stadiumet. Ne gjithashtu do të mobilizohemi që për ndeshje ndërkombëtare të rëndësisë së madhe për Kosovën të bëjmë përjashtime dhe të ketë numër më të madh të shikuesve”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Kthimin e shikuesve në tribuna e kanë kërkuar si federatat më të mëdha sportive në vend ashtu edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Të gjithë njëzëri kanë vlerësuar se është koha që edhe në Kosovë të ketë numër të kufizuar të shikuesve. Kanë theksuar se kanë mundësi që të organizojnë ndeshje me 30 % të kapacitetit të tribunave si në stadiume ashtu edhe në palestra.

Në të vërtetë, pa shikues në tribuna të stadiumeve dhe palestrave janë zhvilluar garat në Kosovë që prej marsit të vitit të kaluar, kur edhe nisën rastet e para me të infektuar nga koronavirusi.

Së fundi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në futboll e hendboll, por pa përkrahje të shikuesve, që është vlerësuar hendikep. Ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare janë ato të skuadrave në garat evropiane në futboll.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Lojtarët e Serbisë priten me “Mora fjalë” e UÇK

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese ndërsa...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort