- Reklama -

SHBA-ja për moskonstituimin e Kuvendit: Po rrezikohet integriteti i institucioneve

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit.

Në një përgjigje për KOHËN, nga Ambasada është thënë se ky ngërç po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës.

- Reklama -

Ambasada u ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fortë për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovës.

Ambasada ka thënë se SHBA-ja pret të punojë me Qeverinë e Ardhshme të Kosovës për të çuar përpara stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort