- Reklama -

Shaqir Totaj reagon për ndarjen buxhetore për DokuFest-in, krahason me qeverisjen e kaluar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar lidhur me ndarjen buxhetore për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, DokuFest, duke theksuar rëndësinë që ky festival ka për identitetin kulturor të qytetit dhe të Kosovës në përgjithësi.

“DokuFesti është emblema kulturore e Prizrenit dhe e gjithë Kosovës. Falë vizionit të organizatorëve, përkrahjes së qeverisjes lokale dhe qendrore ndër vite, si dhe ndihmës nga donatorët, ky festival është shndërruar në një histori suksesi ndërkombëtare,” tha Totaj në një reagim publik.

- Reklama -

Ai theksoi se si qytetar dhe tashmë si kryetar komune, ka konsideruar gjithmonë të domosdoshme mbështetjen e vazhdueshme për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Totaj bëri gjithashtu një krahasim me periudhën e qeverisjes së kaluar, duke nënkuptuar një ndryshim në qasjen ndaj financimit të aktiviteteve kulturore.

“Prizreni mburret me festivale të shumta si DokuFest, Ngom Fest, Prizren Fest, Rock and Blues Festival, Hasi Jehon e të tjera, dhe ka për obligim përkrahjen e projekteve të mira që pasurojnë jetën kulturore të qytetit,” theksoi ai.

Deklarata e Totajt vjen në kohën kur janë ngritur debate rreth përkrahjes financiare institucionale për organizimet kulturore, me theks të veçantë tek DokuFest-i, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit kulturor në vend.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort